Aktualitet

Planifikuan vrasjen e Xhevdet Plakut/ SPAK jep pretencën, kërkon 29 vite burg për 4 anëtarët e grupit kriminal

E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK në pretencë edhe për Dedan Gjoni ish-shefin e krimeve në komisariatin nr.6 dhe Dejvi Gjermenin për të cilët po ashtu u kërkua dënimi me 4.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

10 Shtator 2024, 10:01 Nga r.ll
Planifikuan vrasjen e Xhevdet Plakut/ SPAK jep pretencën, kërkon 29
SPAK

TIRANË- SPAK ka dhënë pretencën për Rexhep Rapin i njohur dhe si "Kep" Arapi, nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krimeve ne policinë e shtetit Dedan Gjoni. Për "Kep" Arapin, Prokuroria e Posaçme kërkon denimin e tij me 7.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie, për Algert Rapin nga 7.4 vite burg u kërkua denimi me 4.8 vite heqje lirie.

E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK në pretencë edhe për Dedan Gjoni ish-shefin e krimeve në komisariatin nr.6 dhe Dejvi Gjermenin për të cilët po ashtu u kërkua dënimi me 4.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Ky hetim i SPAK nisi mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë.

xhevdet plaku rexhep rapi kep rapi

Sondazh

Poll