Aktualitet

Mashtronte klientët me biletat e udhëtimit, arrestohet operatorja turistike në Tiranë

Mësohet se A. Gj 27 vjeçe, rezervonte bileta udhëtimi për klientët dhe pasi përvetësonte pagesat e kryera, bënte anullimin e biletave.

10 Shtator 2024, 13:59 Nga I.A
Mashtronte klientët me biletat e udhëtimit, arrestohet operatorja
Foto Ilustruese

TIRANË- Një operatore turistike është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se A. Gj 27 vjeçe, rezervonte bileta udhëtimi për klientët dhe pasi përvetësonte pagesat e kryera, bënte anullimin e biletave. Me rastin do të merret Prokuroria Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan shtetasen A. Gj., 27 vjeçe, banues në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se duke shfrytëzuar detyrën e saj si operatore në një kompani turistike, rezervonte bileta udhëtimi për klientë të ndryshëm dhe pasi përvetësonte pagesat e kryera, bënte anullimin e biletave.

Sondazh

Poll