Aktualitet

Aksident me vdekje në Kukës, makina përfundon në humnerë, humb jetën shoferi

Aksidenti ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Topojan e Breki ku për shkak të lagështirës mjeti ka rrëshqitur rreth 30 metra.

10 Shtator 2024, 10:56 Nga r.ll
Aksident me vdekje në Kukës, makina përfundon në
foto ilustruese

KUKËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Sipas raportimeve, një automjet ka rrëshqitur në humnerë duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit me inicialet A.I.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Topojan e Breki ku për shkak të lagështirës mjeti ka rrëshqitur rreth 30 metra duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të mjetit, i cili nuk ka arritur t'i mbijetoj lëndimit.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e viktimës, e cila ishte pasagjere në automjet dhe ndodhet është jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne kukes

Sondazh

Poll