Aktualitet

Kërcënoi të vriste fqinjin me armë zjarri, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë, i sekuestrohet një kallashnikov (EMRI)

Në pranga është vënë shtetasi Erion Bodo. 

10 Shtator 2024, 09:07 Nga r.ll
Kërcënoi të vriste fqinjin me armë zjarri, arrestohet
foto ilustruese

VLORË- Një ngjarje kriminale e cila mund të rezultonte me pasoja fatale është parandaluar në Vorë. Një 51-vjeçar është arrestuar, pasi ka kërcënuar se do të vriste fqinjin e tij me armë zjarri. Në pranga është vënë shtetasi Erion Bodo. 

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, e fshehur në një fuçi, së bashku me dy krehëra dhe 75 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u parandalua një krim që mund të kishte pasoja të rënda për jetën.

Arrestohet 51-vjeçari që kërcënoi të vriste fqinjin me armë zjarri. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë në banesën e të dyshuarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri dhe kishte konflikt me fqinjin e tij, konflikt ky që kishte arritur në kërcënime serioze për jetën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 21”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. B., 51 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, të fshehur në një fuçi, së bashku me dy krehëra dhe 75 fishekë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores erion bodo

Sondazh

Poll