Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me trafik ndarësen në aksin rrugor Thumanë- Lezhë, përfundojnë në spital dy persona

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 ndërsa një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.

10 Shtator 2024, 08:23 Nga N.F
Makina del nga rruga dhe përplaset me trafik ndarësen në aksin
Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Thumanë- Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 ndërsa një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.


Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e e tij, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

Njoftimi i plotë:

Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Thumanë- Lezhë, një automjet me drejtues shtetasin B. M., 35 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.


Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasja L. M. (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

aksi thumane-kashar

Sondazh

Poll