Bota

Shqiptari nga Malësia e Madhe vret me plumb në kokë oficerin malazez, i merr edhe makinën, luftë me armë me policinë (Fot

16 Dhjetor 2019, 06:48 Nga DOSJA
Shqiptari nga Malësia e Madhe vret me plumb në kokë oficerin

MAL I ZI- Tre shqiptarë, të dyshuar si nëna me të dy djemtë, kanë rënë në prangat e policisë malazeze, pasi akuzohen si autorët e vrasjes së policit kufitar të Malit të Zi, Milutin Lekovic, 41 vjeç.

Tre të arrestuarit, Luan, Lulëzim dhe Nure Hasanaj, nga Malësia e Madhe, u ndaluan nga policia Kufitare e Malit të Zi, në Igalo, dhe në mungesë të dokumentacionit kanë debatuar me viktimën.

Gjatë sherrit, njëri prej tyre, Luan Hasanaj, 43 vjeç ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar me plumb në kokë policin i cili ndërroi jetë në spital, për shkak të plagëve të rënda.

“Rreth orës 02:45 pasdite në Rrugën Sava Ilic në Igalo, gjatë aktit të kapjes së tre personave që nuk kishin dokumente personale, njëri prej personave të armatosur gjuajti me armë zjarri një oficer policie. Sulmuesit, dy burra dhe një grua ikën në një drejtim të paditur pas incidentit “, sqaron Policia malazeze.

 

Pas vrasjes, tri shqiptarët e së njëjtës famile janë larguar nga vendngjarja me makinën e oficerit të vrarë, në përpjekje për të kapërcyer kufirin, por u arrestuan në fushën e Sutorit, disa pak orë më vonë. Kur policia i gjeti ata dhe rrethoi të dyshuarin (Luanin) për plagosjen e oficerit, ai gjuajti sërish me armë, dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur edhe vetë.

(J.V:F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arrestohet 3 kosovarë milutin lekovic vritet oficeri malazez arrestohet 3 kosovarë milutin lekovic vritet oficeri malazez

Sondazh

Poll

Bota 15 Dhjetor 2019, 21:50

Brexit po vjen, reagime nga ekonomia gjermane

GJERMANI- Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët pas fitores së qartë të partisë konservatore, Tory të Boris John...

Bota 15 Dhjetor 2019, 12:51

Brexit po vjen – reagime nga ekonomia gjermane

BRITANI E MADHE- Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët pas fitores së qartë të partisë konservatore, Tory të Bor...