Bota

Protestat e dhunshme në Hong Kong/ Sundimi i ligjit për ‘pragun e kolapsit’, dy adoleshentë të arrestuar

15 Dhjetor 2019, 15:02 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme në Hong Kong/ Sundimi i ligjit për ‘pragun

Hong Kong- Sundimi i ligjit i Hong Kongut është shtyrë në prag të kolapsit total pas më shumë se pesë muaj protestash, paralajmëroi policia.

Paralajmërimi erdhi ndërsa protestuesit u përleshën me policinë në të gjithë qytetin të martën e kaluar.

Në Universitetin kinez të Hong Kongut, policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe plumba ndaj protestuesve që ndërtuan barrikada në kampus.

Më parë gjatë ditës, rreth 1.000 protestues u mblodhën në qendrën e Hong Kong-ut  gjatë drekës duke bllokuar rrugët e qytetit.

Protestuesit, të veshur me rroba zyre, u panë duke brohoritur: “Luftoni për liri, qëndroni me Hong Kongun!”

Ndërkohë gjatë protestave të dhunshme dhe vandalizmit policia është kundërpërgjigjur me armë të forta në rrëmën e krijuar në qedrat tregtare.

Nga mediat e huaja është mësuar se një nxënëse nga shkolla e mesme dhe një djalë 16-vjeçar u arrestuan në qendrën tregtare “Sha Tin”.

Demonstratat erdhën vetëm një ditë pasi zona pa një përshkallëzim të theksuar të dhunës, me policinë qëlloi një aktivist në torzë. Një mbështetës pro-Pekinit u vu në zjarr nga protestuesit antiqeveritar.

Protestat në Hong Kong kanë filluar para gjashtë muajve për shkak të një projektligji kundërthënës për ekstradimin e qytetarëve në Kinë. Fuqitë perëndimore kanë kërkuar që Kina ta respektojë autonominë e Hong Kong-ut, ndërsa Kina i ka akuzuar ato për ndërhyrje në çështjet e brendshme të kësaj qeverie.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hong kong protestat e vazhdueshme ne hong kong hong kong protestat e vazhdueshme ne hong kong

Sondazh

Poll

Bota 15 Dhjetor 2019, 12:51

Brexit po vjen – reagime nga ekonomia gjermane

BRITANI E MADHE- Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët pas fitores së qartë të partisë konservatore, Tory të Bor...