Dështoi në zgjedhje, Shpend Ahmeti jep dorëheqjen nga kreu i PSD-së, bashkëshorti i Besa Shahinit hyn në garë për t’i
15 Dhjetor 2019, 11:56Nga DOSJA
KOSOVË– Kryebashkiaku i Prishtinës Shpend Ahmeti sot ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Social Demokrate. Lajmin për dorëheqjen e tij nga kryesimi i partisë, Ahmeti e ka bërë me anë të një statusi në Facebook.
Në statusin e tij, Shpend Ahmeti shprehet se ka dhënë dorëheqjen pasi ka marrë përsipër gjithë fajin si kryetar për dështimin e PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Natyrisht se përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar i subjektit kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD si organ më i lartë vendimmarrës në subjekt. Meqenëse edhe Statuti i PSD kërkon mbajtjen e zgjedhjeve pas zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Kosovës, sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari. Kjo na mundëson që kolektivisht të reflektojmë dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe që nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do ta votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti,”-ka shkruar Ahmeti.
Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se garë tani për të marrë kryesimin e PSd-së është Dardan Molliqaj, i cili për publikun shqiptar është i njohur si bashkëshorti i ministres së Arsimit dhe Sporteve, Besa Shahinit.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovëu fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë u rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.
PSD hyri në zgjedhje me AAK-në e kryeministrit në ikje, Ramush Haradinajt, dhe të dy partitë bashkë si koalicion u renditen si të katërtat më të votuara.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
MADRID – Gjatë samitit të klimës së KB në Madrid u rrezikua që të mos arrihej një marrëveshie, duke i lënë të ndarë më shumë se kurrë vendet që luftojnë për n...
GJERMANI– Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar sot Gjermaninë për mungesën e punëtorëve të kualifikuar. Në një deklaratë për mediat, Merkel mësohet të jetë...
KOSOVË– Marrëveshja mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk është arritur ende. Dy orë ...
KOSOVË– Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme me kryesinë e partisë. Mediat kosovare shkruajnë se lideri i këtij subjekti poli...
SHBA- Aktori i famshëm dhe shumë i dashur për publikun Danny Aiello, i njohur për rolet e tij në filmat “Do the Right Thing” të Spike Lee, “The Rose...
SHBA- Një mekaniku në Kembrixh i ka “trokitur” fati në derë, pasi ka gjetur në llogarinë e tij 193.000 dollarë, pas një gabimi të kodit nga një pensionist.Mekan...
KALIFORNI- Një krijesë e çuditshme ka mahnitur Kaliforninë Veriore. Një stuhi në Beach Drakes,në Veri të San Francisco, zbuloi një masë peshqish në formë...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndryshoi datën e mbledhjes së parë të parlamentit të ri të Kosovës.Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se “duke res...
SHBA– Komisioni i Ligjeve i Dhomës së Përfaqësuesve rekomandoi sot ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Donald Trump, një ditë pas një maratone debati prej...
BE- Kryeministrja e re e Finlandës, Sanna Marin, ka tërhequr vëmendjen në Samitin e BE-së. Ajo që që bëri më shumë përshtypje në këtë samit ishte takimi më shum...