Bota

Bisedimet në Konferencën Botërore të Klimës po dështojnë, ndërsa negociatat po bllokohen

15 Dhjetor 2019, 09:15 Nga DOSJA
Bisedimet në Konferencën Botërore të Klimës po

MADRID – Gjatë samitit të klimës së KB në Madrid u rrezikua që të mos arrihej  një marrëveshie, duke i lënë të ndarë më shumë se kurrë vendet që luftojnë  për ngrohjen globale dhe të paguajnë për shkatërrimet e saj.

Diplomatët e kombeve të pasura, gjigantët në zhvillim dhe vendet më të varfra të botës, secila për arsyet e tyre gjetën arsye për mos zhvillimin e në një projekt-marrëveshje të paraqitur nga Kilit në një përpjekje të fortë për të arritur çështjen  e përbashkët.

Por bisedimet 12-ditore, tani thellë brenda orarit të punës, u tërhoqën edhe më tej nga ky qëllim ditën e djeshme.

“Duket se ne po shkojmë prapa për çështjen e ambicies, kur duhet të bëjmë thirrje për një kërcim kuantik në drejtimin tjetër. Më duhet të shkoj në shtëpi dhe t’i shikoj fëmijët e mi në sy dhe të them që kemi marrë një përfundim që do të sigurojë të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë.”-tha e dërguari i klimës në Ishujt Marshall, Tina Stege.

Ndërsa drejtuesja e Greenpeace International, Jennifer Morgan, i cilësoi përfundimet aktuale të deklaratës si një mashtrim ndaj njerëzve në të gjithë botën dhe si të papranueshme.

Ajo gjithashtu kritikoi, që Kili, vendi që mban presidencën e radhës në këtë konferencë ka mbështetur  më shumë ndotësit e klimës sesa vet njerëzit  qëkërkojnë përmirësim.

Drejtori i Iniciativës, Power Shift Africa, Mohamed Ado, tha se formulimet janë “katastrofike” dhe se e hedhin botën me vite pas, në vend që të reagojnë për ndryshimet e klimës.

“Nëse do thoja ndonjëherë, se qeveritë e menderosën, këtë do ta thoja sot në Madrid”, tha Ado.

Burimi: scmp.com 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bisedimet për klimën greenpeace international jennifer morgan kili madrid samitit të klimës së kb bisedimet për klimën greenpeace international jennifer morgan kili madrid samitit të klimës së kb

Sondazh

Poll