Politike

A do anulohet ai ligji për akademinë e çobanëve? Korreshi pyet Ministren e Bujqësisë: Grurin dhe bostanin nuk po e hanë as lopët

Po ashtu ai ka theksuar se nafta për fermerët nuk është subvencionuar ende. 

9 Shtator 2024, 11:36 Nga I.A
A do anulohet ai ligji për akademinë e çobanëve? Korreshi
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi i ka drejtuar disa pyetje Ministres së Bujqësisë Anila Denaj. Në Komisionin e Ligjeve, Korreshi ka theksuar se pyetja e parë që blegtorët i kanë drejtuar atij është nëse do të anulohet ligji për akademinë e çobanëve. Po ashtu Korreshi ka theksuar se prej dy vitesh fermerët nuk e mbledhin më grurin dhe bostanin për shkak të mungesës së tregut. Po ashtu ai ka theksuar se nafta për fermerët nuk është subvencionuar ende. 

Pjesë nga diskutimi:

Korreshi: Unë i shkreti vij nga një realitet tjetër. Pyetja e parë që kishin blegtoret, a do anulohet ai ligji për akademinë e çobanove? E dyta, ligji a do parashikojë më që do kemi 10 kokë lope, apo do ulet? Po jepen delet borxh për të marrë kompensime, ju ftoj ta verifikoni zonja ministre. Unë shyqyr që e kapa njëherë ministren e Bujqësisë. O Klodi ti po na ndërpret, po na i bën si kopësht me drektë, filloi shkolla sot dakord, por ne nuk jemi në klasë të parë.

Bushka: Vazhdoni Saimir pyetjet

Korreshi: E dini që ka dy vite grurin nuk e mbledhin më, nuk e hanë as lopët. Ka një rënie me 90% të fushave të grurit. I morët numrin e llogarive, por nuk i kaluat naftën, kur do kalojë këto leket për të marrë naftën? Si ka mundësi që nuk po subvencionohet më gruri? Ishte politike e kësaj qeverie… O ti shefe të mbaroj

Bushka: E kemi gjithë vëmendjen tek ty Korreshi

Korreshi: Shalqiri as lopët nuk po e hanë më, kaq bollëk kishte në Shqipëri dhe nuk ka një politik. Një nga faktorët që nuk është shitur gruri është fara e keqe, as derrat nuk e hanë më. Ca politika ndjek për të ndihmuar fermerin, ministria e Bujqësisë?

Denaj tha se skema e financimit të blegtorëve nuk do të ndryshojë pasi imponon bashkimin e operatorëve dhe rritjen e blegtorisë në vend. Po ashtu ajo foli për mundësinë e uljes të taksave për rreth 15 kompani shqiptare që importojnë mishin nga Brazili.

Janë 15 kompani shqiptare që tregtojnë mish importi nga subjekte të licencuara nga BE në Brazil. Kjo është garanci e produkteve cilësore. Ata kanë kërkuar uljen e taksës që të bëhen më konkurrente dhe ne po e diskutojmë. Ka kontrolle dhe certifikata sipas standardeve. Në pikat kufitare, kemi një projekt me Bankën Botërore ku do të hapen 7 pika laboratorike për të kontrolluar produktet e importit”, u shpreh Denaj.

saimir korreshi

Sondazh

Poll