Politike

Një ditë pas Asamblesë së PS-së, Rama nuk humb kohë mbledh Kryesinë e re

Pas Asamblesë së mbajtur ditën e djeshme ku dhe është zgjedhur kryesia e re e PS-së, Rama ka kërkuar mbledhjen pasditën e sotme në orën 18:30.

9 Shtator 2024, 10:22 Nga I.A
Një ditë pas Asamblesë së PS-së, Rama nuk humb
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e kryesisë së re të Partisë Socialiste ditën e sotme. Pas Asamblesë së mbajtur ditën e djeshme ku dhe është zgjedhur kryesia e re e PS-së, Rama ka kërkuar mbledhjen pasditën e sotme në orën 18:30.

Kjo mbledhje do të bëhet për të nisur organizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen në pranverën e vitit 2025, ku Rama kërkon një mandat të katërt qeverisës. 

Ditën e djeshme është mbajtur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në Durrës. Në të janë prezantuar 12 drejtuesit e qarqeve në të gjithë vendin si dhe janë zgjedhur drejtuesit e rinj të Kryesisë së PS-së. 

edi rama

Sondazh

Poll