Sport

Spanja duhet të gjejë zgjidhje në sulm…

E heshtur kundër Serbisë të enjten e kaluar (0-0) dhe e minuar nga mungesat në sulm, Spanja shpreson të rikthehet kundër Zvicrës, këtë të dielë (20:45) në Gjenevë, duke rifituar efikasitetin sulmues.

8 Shtator 2024, 10:44 Nga DOSJA
Spanja duhet të gjejë zgjidhje në sulm…

SPANJE - Kthimi në shkollë nuk është gjithmonë i lehtë, kur e keni kaluar verën në qiellin e shtatë… Spanjolët, kampionë në fuqi të Evropës, ranë në ‘kockë’ mbrëmjen e së enjtes në Beograd kundër Serbisë (0-0). Ata patën raste, është e vërtetë, por edhe pësuan disa dhe mund ta humbnin ndeshjen, nëse Luka Jovic do të ishte më i zoti.

Tani nuk është koha për pyetje të thella, natyrisht, sepse Euro është shumë e freskët dhe La Roja e di se çfarë është e aftë. Por Luis de La Fuente pret një reagim dhe më shumë efikasitet këtë të dielë ndaj Zvicrës në Gjenevë.

Një sulm i rinovuar

Nuk do të jetë domosdoshmërisht e lehtë, sepse shënuesit nuk janë të gjithë aty: Alvaro Morata, i dëmtuar, nuk mundi të merrte pjesë në grumbullim. Mikel Oyarzabal, një nga heronjtë e finales ndaj Anglisë, u largua të shtunën, i dëmtuar në kyçin e këmbës së majtë.

Dhe Dani Olmo nuk u stërvit të shtunën në mbrëmje. Joselu, qendërsulmuesi i pastër në listë, nuk ka shënuar ende me klubin e tij të ri Al-Gharafa (Katar) dhe Ferran Torres po aplikon.

Shqetësimi tjetër spanjol ka të bëjë me gjendjen e fushës në stadiumin e Gjenevës, ku fusha sulmohet nga kërpudhat. Por Aymeric Laporte nuk kërkon justifikime: “Për ne, barazimi është si një humbje, sepse jemi fitues me kërkesa maksimale, sidomos pas fitores në Euro.

Por, Zvicra është një skuadër shumë e mirë, e cila e ka idenë e saj për lojën për një kohë të gjatë. Do të duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”. Lajmi i mirë për Spanjën është rikthimi i Rodrit, i pezulluar ndaj Serbisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll