Sport

Lee Carsley nuk ndryshon mendje, ai nuk e këndon himnin e Anglisë para ndeshjes kundër Irlandës së tij...

Carsley, 40 herë kapiten i Republikës së Irlandës, kishte deklaruar në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve se nuk kishte ndërmend të këndonte himnin para ndeshjes, diçka që nuk e bëri kurrë si lojtar apo trajner i Anglisë U-21.

8 Shtator 2024, 09:00 Nga DOSJA

Lee Carsley nuk ndryshon mendje, ai nuk e këndon himnin e Anglisë para

IRLANDE - Lee Carsley e mbajti premtimin e tij. Ai qëndroi i heshtur gjatë himnit anglez, në ndeshjen e tij të parë si trajner i përkohshëm i kombëtares së ‘Tre Luanëve’,

me God Save The King të brohoritur nga tifozët vendas në stadiumin Aviva të Dublinit. Carsley, 40 herë kapiten i Republikës së Irlandës, kishte deklaruar në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve se nuk kishte ndërmend të këndonte himnin para ndeshjes, diçka që nuk e bëri kurrë si lojtar apo trajner i Anglisë U-21. 50-vjeçari ka shpjeguar se është fokusuar gjithmonë te ndeshja në zhvillim dhe jo te himni kombëtar (0-2).

Pasi u largua nga dhomat e zhveshjes, ai fillimisht gabimisht shkoi në pankinën irlandeze, më pas u drejtua drejt kampit të Anglisë me stafin e tij stërvitor pranë, ndërsa lojtarët ishin rreshtuar në fushë për himnin anglez dhe irlandez.

Të 11 lojtarët në formacionin fillestar të Carsley në debutimin e tyre në Ligën e Kombeve u panë duke kënduar tekstin e God Save The King, ai jo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll