Adrian Ismajli: “Besuam dhe ia dolëm ta mundnim Ukrainën!”
PRAGE - Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët më të dalluar në fitoren kuqezi, 2-1 përballë Ukrainës në ndeshjen e ...
Pas fitores spektakolare nuk mund të mungonte reagimi i presidentit të FSHF, Armand Duka. Nëpërmjet profilit të tij në rrjete sociale, kreu i futbollit shqiptar komplimenton kuqezinjtë për paraqitjen fantastike.

PRAGE - Shqipëria debutoi me fitore në edicionin e ri në UEFA Nations League. Djemtë kuqezi triumfuan në Pragë në stadiumin “Epet Arena” kundër Ukrainës me rezultatin 2-1.
Një ndeshje e dominuar nga Shqipëria që krijoi raste të shumta shënimi dhe triumfoi falë golave të Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit.
Pas fitores spektakolare nuk mund të mungonte reagimi i presidentit të FSHF, Armand Duka. Nëpërmjet profilit të tij në rrjete sociale, kreu i futbollit shqiptar komplimenton kuqezinjtë për paraqitjen fantastike.
-REAGIMI-
Miq e sportdashes!
Suksesi plotësisht i merituar sot në Prage me Ukrainën në nisjen e Ligës së Kombeve konfirmon potencialet jo të pakta të skuadrës sonë për të shkuar shumë larg!
Në rikthimin e tyre në fushë sot pas Europianit, çunat demonstruan sërish forcë, karakter dhe besim absolut edhe në disavantazhin e gjendur nga kundërshtari.
Pavarësisht fitores ka ende shumë për të përmirësuar e për të bërë më mirë dhe ku natyrisht kam bindjen absolute që stafi do i trajtoje në mënyrë shterruese momentet e pasigurive tona.
Vazhdojmë të jemi Shqipëria që vijon të akumuloje forcë e respekt tek çdo kundërshtar!
Shumë shpejt na vjen në Tiranë Gjeorgjia që trembi me fitoren e parë sot. Me pak më shumë kujdes në fushë do të vijojmë të prodhojmë sukses e rezultat me këtë ansambël kuqezi që është destinuar të na rifalë të tjera emocione të forta si ato të para pak muajve!
Shumë urime djemve dhe stafit!
Tani të gjithë së bashku të martën në stadium për të mbeshtetur këta djem drejt një suksesi të dytë ndaj Gjeorgjisë së fortë, por aspak të pathyeshme!
Është Kombëtarja jonë, juaja, e të gjithëve!
Vazhdoni ta mbeshtesni sa më fort!

B.T (Dosja.al)
PRAGE - Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët më të dalluar në fitoren kuqezi, 2-1 përballë Ukrainës në ndeshjen e ...
PRAGE - Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Ukrainës, sidomos për faktin se ekipi i tij arri...
PRAGE – Shqipëria starton në mënyrën më të mire të mundshme Ligën e Kombeve duke mundur Ukrainën në ndes...
PRAGE – Asani i jep avantazhin Shqipërisë duke përmbysur brenda pak minutave disavantazhin 1-0. Pas barazimi të Ismajlit kuqezinjt&eum...
banderola PRAGË- Kombëtarja kuqezi po përballet me atë ukrainase në Pragë, ndërsa kjo pjesë e dytë e lojë...
PRAGE - Kombëtarja e shqiptare po luan ndeshjen e pare të Ligës së Kombeve përballë Ukrainës në Pragë të...
PRAGE - Kombëtarja e shqiptare po luan ndeshjen e pare të Ligës së Kombeve përballë Ukrainës në Pragë të...
GJEORGJI - Pasi surprizuan në Europian, Gjoergjia e ka nisur frikshëm aventurën në Ligën e Kombeve teksa mbrëmjen e sotme kanë...
PRAGE - Kombëtarja e shqiptare luan sot ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve dhe të parën e erës Sylvinho 2, pas sukses...
PRAGE - Kombëtarja e shqiptare luan sot ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve dhe të parën e erës Sylvinho 2, pas suksesit...