Politike

Nis Asambleja Kombëtare e PS, Rama: Për gjashtë muaj gati skuadra jonë e re "PS2030"! Në listat e mbyllura, vetëm deputetët me një mandat

Kryesocialisti shtoi se sipas kodit zgjedhor përfaqësuesit socialistë ë jenë 187, 140 për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë.

8 Shtator 2024, 11:16 Nga r.ll

Nis Asambleja Kombëtare e PS, Rama: Për gjashtë muaj gati skuadra

DURRËS- Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama është i pari që ka mbajtur fjalën në mbledhjen para socialistëve. 

Rama u shpreh se për gjashtë muaj do të jetë gati skuadra e re përfaqësuese "PS 2030". Më tej kryesocialisti shtoi se sipas kodit zgjedhor përfaqësuesit socialistë ë jenë 187, 140 për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë.

Ai tha se deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat, ku përfshiu dhe veten do të jenë në garë hapur. 

Edi Rama: Sot hapim një kapitull të ri të PS. Ne do të nisemi drejt përballje për mandatin e 4 qeverisës së PS pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë përfaqësuese "PS 2030" për "Shqipërinë 2030". Sipas kodit zgjedhor përfaqësuesit tonë do të jenë 187, 140 për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Sot dua të ndaj që më e mirë është që deputetet me më shumë se një mandat, pa përjashtuar edhe drejtuesit e qarqeve, ku bëj pjesë edhe unë të jenë në garë të hapur si gjithë të tjerët. Ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do të kenë detyra specifike drejtuese dhe koordinuese.

edi rama

Sondazh

Poll