Politike

"Drejtuesit politikë do të zbresin në terren", Noka: Kërkesat tona janë lirimi i liderit të PD dhe qeveria teknike

Ai tha se drejtuesit e degëve duhet të bëhen gati për organizimin e aksionit. 

6 Shtator 2024, 20:44 Nga r.ll
"Drejtuesit politikë do të zbresin në terren", Noka:
flamur noka

TIRANË- Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, deputeti  Flamur Noka ka thënë se drejtuesit politik të qarqeve do të zbresin në terren. Ai tha se drejtuesit e degëve duhet të bëhen gati për organizimin e aksionit. 

Noka u shpreh se dy kërkesa e tyre janë lirimi i liderit të PD-së, Sali Berishës dhe qeveria teknike. 

"Drejtuesit politik do të zbresin në terren. Drejtuesit e degëve të bëhen gati për organizimin e aksionit. Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike janë dy kërkesat tona. Jemi gati për aksion. Kjo është vjeshtë e zjarrit opozitar. Fshini nga mendja çdo hamendësim ndaj njëri-tjetrit. S’e kemi luksin të shohim tek njëri-tjetri defekte. Bashkë për gjunjëzimin e narkoshtetit.", tha Noka.

flamur noka keshilli kombetar i pd 6 shtator 2024

Sondazh

Poll