Politike

Mbledhja në Durrës, Asambleja Kombëtare e PS voton sot Kryesinë e re dhe Sekretariatin (AXHENDA)

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

8 Shtator 2024, 07:48 Nga r.ll
Mbledhja në Durrës, Asambleja Kombëtare e PS voton sot
foto ilustruese

DURRËS- Ditën e sotme në qytetin e Durrësit do të zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ndërsa dje sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka zbardhur dhe axhendën e takimit.

Mbledhja në Durrës, Asambleja Kombëtare e PS voton sot

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë. Asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.

asambleja kombetare e ps 8 shtator 2024

Sondazh

Poll