7 Shtator 2024, 14:41
Nga M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri ka rrëfyer 16 muajt e tij në paraburgim, teksa GJKKO në dy shkallë e gjeti fajtor për korrupsion zgjedhor duke e arrestuar më 12 maj 2023. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Beleri tregon se si zuri miqësi të reja gjatë qëndrimit në izolim, edhe pse mes tyre kishte nga ata në parim kundërshtarë politikë, apo ish-bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama. Ai tregoi edhe për debatet politike që bëheshin në burg mes tij dhe socialistëve të arrestuar.
“Në sektorin ku isha, edhe në Durrës, edhe në Fier, ndodheshin të ndaluar, subjekte të SPAK, persona politikë dhe publikë, që, në fillim u është bërë gjyqi në media dhe në publik, pastaj del SPAK dhe e certifikon gjykata. Kam qenë në burg me zotin Lefter Koka, Safet Gjici, Alqi Bllako, drejtorët e bashkisë Tiranë, kryebashkiakun e Bulqizës, të Fushë Arrëzit... Nuk njihja askënd nga këta më parë, por u miqësuam, pasi ndanim të njëjtin ambient. Kam një falenderim për të gjithë, pasi më kanë respektuar dhe më kanë pritur në mënyrën më të mirë...
Kishim shpesh edhe debate politike. Secili mbronte idetë e veta. Kishte nga ata që e mbronin PS, kishte nga ata që nuk e mbronin, por ata nuk fajësonin PS pse ishin arrestuar. Problemi i tyre ishte padrejtësia që vinte nga mungesa e procedurave ligjore, nga mosrespektimi i shtetit ligjor që e ka burimin nga SPAK-u”, u shpreh Beleri, i cili përgënjeshtroi edhe një lajm të përhapur disa javë më parë, se ai i kishte shpëtuar jetën një ish-kryebashkiaku në burg.
Beleri u pyetet edhe për zgjedhjen si eurodeputet i Greqisë, teksa tha se po të mos ishte Edi Rama nuk do të ishte në atë post sot.
“Po të mos ishte Edi Rama, nuk do të isha bërë kurrë deputet në Parlamentin Europian. Po të mos kishte urdhëruar arrestimin tim, po të mos kishte urdhëruar drejtësinë të shkelë ligjin me të dyja këmbët, unë do te isha një kryetar bashkie me probleme shumë të mëdha. Unë s’kisha shkopin magjik, do të konsumohesha për dy vjet dhe gjysmën e atyre që më duartrokasin sot, do të ishin të pakënaqur. Megjithatë, do të preferoja të isha kryetar i Bashkisë Himarë dhe e kam synim prapë, nëse zgjidh në kohë çështjen në Gjykatën e Strasburgut”, tha Beleri.
fredi beleri
Politike
7 Shtator 2024, 12:41
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Koordinatori rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë sot një deklar...
Politike
7 Shtator 2024, 12:09
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë sot nj...
Politike
7 Shtator 2024, 11:37
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri mësohet se ka takuar kryepeshkopin ortodoks Anastas Janullatos. Bëhet me dije se Beleri e ka ...
Politike
6 Shtator 2024, 20:44
r.ll
flamur noka
TIRANË- Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, deputeti Flamur Noka ka th...
Politike
6 Shtator 2024, 20:25
r.ll
mbledhja
TIRANË Një tjetër diskutim është zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar t&eu...
Politike
6 Shtator 2024, 20:24
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme ka theksuar se detyra kryesore e demokr...
Politike
6 Shtator 2024, 19:41
r.ll
mbledhja
TIRANË- Janë zbardhur disa nga diskutimet e zhvilluara në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar ...
Politike
6 Shtator 2024, 19:15
r.ll
mbledhja
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të P...
Politike
6 Shtator 2024, 18:29
r.ll
mbledhja
TIRANË- Në selinë blu po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kreu i partisë,...
Politike
6 Shtator 2024, 14:32
M.B
Nicholas Abbot
TIRANA- Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Tiranë tashmë është Nicholas Abbot. Në mesazhin e ti...