Sport

Një Shqipëri spektakolare mund Ukrainën 2-1! - VIDEO

Ismajli dhe Asani vulosin fitoren e pare në ndeshjen e pare të Shqipërisë në Ligën e Kombeve!

7 Shtator 2024, 22:43 Nga DOSJA
Një Shqipëri spektakolare mund Ukrainën 2-1! - VIDEO

PRAGE – Shqipëria starton në mënyrën më të mire të mundshme Ligën e Kombeve duke mundur Ukrainën në ndeshjen hapëse në transfertën e Pragës me shifrat 2-1. Ndeshje mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë përballë emrit më të madh ndoshta në letër të grupit tone ku bën pjesë edhe Gjerogjia me Çekinë.

Një 45 minutësh mjaft i mirë me kuqezinjtë që kontrolluan topin dhe rastet duke qenë të barabartë për të mos thënë edhe më mirë se sa Ukraina, pavarësisht startit të mirë të skuadrës ukrainase. Në disa raste Laçi dhe Asllani sëbashku me Manajt vendosën në prove portierin ukrainas dhe në disa raste ishte me fat. Me shifrat 0-0 u mbyllën 45 minutat e para, por mjaft pozitive për kuqezinjtë.

Me fillimin e pjesë së dytë ishin ukrainasit që zhbllokuan ndeshjen me golin e Konoplia në minutën e 49-të pas një goditje nga distanca.  Megjithatë djemt kuqezi treguan se ky ishte vetëm një episode pasi ishin ata superior në këtë ndeshje. Brenda 5 minutave Adrian Ismajli  rikthyer në formacion arrin të përfitojë nga një rrëmujëp në zonën kundërstare për të rikthyer barazpeshën në rezultat.

Por djemt e Sylvinhos treguan qartë se nuk ishin të kënaqur me një barazim në një ndeshje që e dominuan dhe falë presingut të shtuar, në minutën e 66-të Jasir Asani arrin të shënojë edhe golin e dytë duke i dhënë avantazhin Shqipërisë.


Pavarësisht tentativave të shtuara të Ukrainasve, rezultati mbeti I pandryshuar deri në përfundim të ndeshjes duke i dhënë Shqipërisë atë që meritoi në këtë ndeshje fitoren falë një paraqitjeje mjaft të mire. Tashmë sfida e rradhës do të jetë në Tiranë, më 10 shtator në Arenën Kombëtare npërballë Gjeorgjisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll