Sport

Ukraina zhbllokon por Shqipëria është aty, barazpeshohet gjithçka për 5 minuta!

Një 45 minutësh mjaft i mirë me kuqezinjtë që kontrolluan topin dhe rastet duke qenë të barabartë për të mos thënë edhe më mirë se sa Ukraina, pavarësisht startit të mirë të skuadrës ukrainase.

7 Shtator 2024, 22:11 Nga DOSJA
Ukraina zhbllokon por Shqipëria është aty, barazpeshohet

PRAGE - Kombëtarja e shqiptare po luan ndeshjen e pare të Ligës së Kombeve  përballë Ukrainës në Pragë të Çekisë.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë përballë emrit më të madh ndoshta në letër të grupit tone ku bën pjesë edhe Gjerogjia me Çekinë.

Një 45 minutësh mjaft i mirë me kuqezinjtë që kontrolluan topin dhe rastet duke qenë të barabartë për të mos thënë edhe më mirë se sa Ukraina, pavarësisht startit të mirë të skuadrës ukrainase.

Në disa raste Laçi dhe Asllani sëbashku me Manajt vendosën në prove portierin ukrainas dhe në disa raste ishte me fat. Me shifrat 0-0 u mbyllën 45 minutat e para, por mjaft positive për kuqezinjtë.

Me fillimin e pjesë së dytë ishin ukrainasit që zhbllokuan ndeshjen me golin e Konoplia në minutën e 49-të, por festa e vendasve zgjati pak pasi Ismajli i rikthyer në formacion rezulton vendimtarë me goditjen me kokë në minutën e 54-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll