Aktualitet

Mali i Shushicës përfshihet nga zjarri, dy stane bagëtish rrezikohen nga flakët

Vatra e zjarrit është aktive prej dy ditësh, ndërsa era e fortë ka bërë të mundur përhapjen e tij me shpejtësi.

7 Shtator 2024, 18:51 Nga r.ll
Mali i Shushicës përfshihet nga zjarri, dy stane bagëtish
zjarri

VLORË-  Një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, pemëtari dhe pyje pishash në malin e Shashicës është përfshirë nga flakët. 

Vatra e zjarrit është aktive prej dy ditësh, ndërsa era e fortë ka bërë të mundur përhapjen e tij me shpejtësi. Sipas raportimeve, mungon ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa zjarri dyshohet se është vendosur qëllimisht në disa vende.

Kjo e bën situatë më të ndërlikuar dhe të vështirë për t’u kontrolluar. Në afërsi të zjarrit ndodhen dy stane bagëtish, por deri tani nuk ka informacione të sakta nëse janë shkaktuar dëme në këto objekte ose në bagëti.

zjarr ne malin e shushices

Sondazh

Poll