Sport

E RRALLE! Cristian Romero do të vuajë dënimin... dy sezone më vonë

Qendërmbrojtësi i Tottenhamit u përjashtua në takimin e fundit evropian të londinezëve

7 Shtator 2024, 13:00 Nga DOSJA
E RRALLE! Cristian Romero do të vuajë dënimin... dy sezone

ANGLI - Cristian Romero më në fund do të vuajë dënimin evropian, pasi u përjashtua... dy sezone më parë.

Rasti ndodhi në mars të vitit 2023, por për shkak të kualifikimit të dështuar të Tottenhamit në garat evropiane atë sezon, ai vetëm tani do të mundë të vuajë dënimin.

Qendërmbrojtësi 28-vjeçar argjentinas u ndëshkua me dy karton të verdhë, në ndeshjen e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, kundër Milanit, që kulmoi me eliminimin e Spurs nga kompeticioni, në sezonin 2022/23.

Pas përfundimit të këtij sezoni në vendin e tetë në Premier League, Tottenham mbeti jashtë Kupave evropiane.

UEFA zbuloi se ky lloj sanksioni mund të zgjasë deri në dy vjet dhe në këtë mënyrë Romero do t'i mungojë skuadrës së Ange Postecoglou, në debutimin e tyre në Europa League kundër Qarabag, në Azerbajxhan, më 26 shtator.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll