Sport

Serbët i dalin në mbrojtje Rumanisë dhe spiunojnë Kosovën në UEFA!

Ja çfarë shkruan portal ekstremist kurir.rs “Tifozët e kombëtares së të ashtuquajturit shteti i Kosovës i kanë përgatitur një “mirëseardhje” përzgjedhjes së Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

7 Shtator 2024, 14:51 Nga DOSJA

Serbët i dalin në mbrojtje Rumanisë dhe spiunojnë

SERBI – Mediat ekstremiste serbe nuk i del e keqja me Kosovën dhe mundohen të gjejnë çdo gjë për ta ndëshkuar në çdo aktivitet, përfshi këtu edhe ato sportive. Këtë here serbët u shndërruan në mbrojtësit e përfaqësueses së futbollit të Rumanisë, një shtet që nuk e njef shtetin e ri të Kosovës dhe në ndeshjen e një viti më pare në Bukuresht i pritën e parrullat,”Kosova është serbi”.

Në këtë ndeshje të mbërmjes së djeshme të luajtur në Prishitnë, pas pankinës së përfaqësueses së rumanisë disa tifozë kanë shfaqur flamurin e UÇK-s, gjë që nuk mund t’i shpëtonte mediave serbe që nxituan të bëjnë qaramanin duke ju drejtuar UEFA-s për sanskionim.

Serbët i dalin në mbrojtje Rumanisë dhe spiunojnë

Ja çfarë shkruan portal ekstremist kurir.rs; “Tifozët e kombëtares së të ashtuquajturit shteti i Kosovës i kanë përgatitur një “mirëseardhje” përzgjedhjes së Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me të hyrë në fushë futbollistët rumunë u pritën me fishkëllima dhe ofendime, ndërsa në tribuna shiheshin simbolet e organizatës terroriste “UÇK” – flamuri dallohej mbi pankinë me lojtarët e ekipit vizitues.

Një reagim qesharak, pasi asgjë nuk do të ndodh dhe mund të ndodh dhe pavarësisht se për ta UÇK konsiderohet organizatë terroriste, për të gjithë ne, ata janë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll