Bota

Albin Kurti propozon dy emra për postin e Presidentit, kush do ta zërë karrigen e Hashim Thaçit

14 Dhjetor 2019, 20:17 Nga DOSJA
Albin Kurti propozon dy emra për postin e Presidentit, kush do ta

KOSOVË– Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme me kryesinë e partisë.

Mediat kosovare shkruajnë se lideri i këtij subjekti politik, Alvbin Kurti, gjatë mbledhjes ka ka propozuar dy emra për president të Republikës së Kosovës.

Të njëjtat burime, shkruajnë se shkrimtari, Rexhep Qosja dhe Muratin Jashari, janë dy emrat që Kurti ka propozuar për njërin prej posteve më kryesore të vendit. Jashari, edhe më parë përflitej që dëshironte ta kishte postin e presidentit.

Nga ana tjetër, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së kanë zhvilluar një takim disa orësh ditën e sotme, takim i cili nuk ka përfunduar me një marrëveshje të mirëfilltë në lidhje me koalicionin qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike.

Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, ndërsa partia e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti muratin jashari rexhep qosja albin kurti muratin jashari rexhep qosja

Sondazh

Poll