Aktualitet

VIDEO/ Përballja e Marklen Hakës me drejtorin e policisë së Tiranës, çfarë i tha "i forti" i Niklës Vocajt?

Në video, ai duket se është duke i thënë diçka Vocajt, por nuk kuptohet se çfarë i ka komunikuar.

6 Shtator 2024, 22:32 Nga r.ll
VIDEO/ Përballja e Marklen Hakës me drejtorin e policisë së
perballja

TIRANË- Marklen Haka i rreshtuar si një nga eksponentët kryesorë të botës së krimit në vendin është arrestuar ditën e sotme në Nikël të Krujës, pas një operacioni katërditor. Haka, këmbë zbathur u shoqërua në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas arrestimit nga aksioni blic, ku 33-vjeçari tentoi t'i ikte efektivëve. 

Teksa futej në ambientet e komisariatit i rrethuar nga RENEA, Haka është përballur me kreun e policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj, që po dilte nga ndërtesa.

Në video, ai duket se është duke i thënë diçka Vocajt, por nuk kuptohet se çfarë i ka komunikuar. Vocaj ka tundur kokën dhe më pas ka takuar efektivë të tjerë.

marklen haka tonin vocaj

Sondazh

Poll