Aktualitet

U largua nga detyra disa muaj më parë, ndahet nga jeta krejt papritur PROKURORI i Tiranës (EMRI)

15 Dhjetor 2019, 12:58 Nga DOSJA
U largua nga detyra disa muaj më parë, ndahet nga jeta krejt papritur

TIRANË– Ndahet nga jeta në moshën 66 vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e prokurorit Prifti, të cilët kanë dhënë edhe detaje lidhur me ceremoninë e lamtumirës.

Nipi i tij, gazetari Edmond Prifti i ka bërë gjithashtu një dedikim prekës xhaxhait të tij, duke kujtuar momentet që kishte kaluar me të. 

E kishim lënë të takoheshim me të mrekulleshmin xhaxha këtë fundjavë, pas kohësh mes problemeve e punëve të mia në terren. “Eh mor nipce s’me gjen gjë mua. Jam kockë e fortë”, kur i thoja dobësohu pakëz z. Prokuror, se një goditje e ka dhënë zemra dikur, ndërsa shiheshim rastësisht, teksa ecte në piedonale me qenushin e shtëpisë. Ajo zemër ishte tejet e madhe. Jo veçse një xhaxha i mrekullueshëm, por një nga prokurorët më me zë të Shqipërisë…Sikur na mblodhi për herë të fundit gjithë fisin me rastin e daljes në pension, pak muaj më parë… Veçse 65 vjeç. Do më mungojë zëri i tij, gjithçka… Do na mungosh i dashur xhaxhai ynë, Apostol Prifti,”-shkruan gazetari. 

Më 25 prill të këtij viti Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi mbarimin e statusit të prokurorit për Priftin për efekt të mbushjes së moshës për pension pleqërje.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet apostol prifti edmond prifti ndahet nga jeta apostol prifti apostol prifti edmond prifti ndahet nga jeta apostol prifti

Sondazh

Poll