Aktualitet

Tiranë/ Përplasi kalimtarin 33-vjeçar dhe u largua me shpejtësi, arrestohet shoferi i ‘Volkswagen-it’

15 Dhjetor 2019, 12:01 Nga DOSJA
Tiranë/ Përplasi kalimtarin 33-vjeçar dhe u largua me

KAMËZ–  Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi aksidentoi rëndë një person në rrugën “Demokracia” dhe u largua nga vendi i ngjarjes. I riu ishte duke lëvizur me mjetin e tij tip “Volkswagen” kur ka përplasur kalimtarin me iniciale D.B.

33-vjeçari aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia Rrugore e Tiranës

Aksidenton me mjet një 33-vjeçar në rrugën “Demokracia” dhe largohet nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh punë intensive nga Policia Rrugore e Tiranës, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. A., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin veturë, tip ‘”Volksëagen”, në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ka përplasur shtetasin D. B., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas përplasjes, drejtuesi i dyshuar i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Pas disa orë punë intensive nga specialistët e Policisë Rrugore është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kamez kamez mjeti perplas kembesorin aksident ne kamez kamez mjeti perplas kembesorin

Sondazh

Poll