Aktualitet

Makina bëhet copash, vdes tragjikisht babai i dy fëmijëve në Itali, 53-vjeçari shqiptar u përplas me “Audin” (FOTOT)

15 Dhjetor 2019, 11:28 Nga DOSJA
Makina bëhet copash, vdes tragjikisht babai i dy fëmijëve në

ITALI- Mëngjesin e ditës së djeshme një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Moncalvo të Italisë.

53-vjeçari shqiptar është identifikuar si Telo Kurti, i cili  banonte sëbashku me familjen e tij në në Via Mazza në Otiglio.

Bazuar në raportimet e mediave italiane, shqiptari 53-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që  u përfshi në aksidentin tragjik, ku makina e tij tip ‘Fiat Punto’ u përplas fuqishëm me makinën tip ‘Audi’.

 

Viktima, Telo Kurti, një murator shqiptar që banonte në Via Mazza në Otiglio, ishte shumë i njohur në fshatin italjan ku tashmë ka lënë edhe gruan e tij Ismete dhe fëmijët e tyre Fatima dhe Andi, 27 vjeç, të cilët kishin marrë nënshtetësinë italiane javën e kaluar.

Burimi: ilmonferrato

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet otiglio telo kurti vdes 53-vjeçari shqiptar otiglio telo kurti vdes 53-vjeçari shqiptar

Sondazh

Poll