Aktualitet

Me pistoletë e 12 fishekë në ‘Audi’, qarkullonte me armë pa leje, 45-vjeçari nga Vlora arrestohet tek ‘Ura e Mbrostar

15 Dhjetor 2019, 09:31 Nga DOSJA
Me pistoletë e 12 fishekë në ‘Audi’, qarkullonte me

FIER- Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. I arrestuari me iniciale D.S., u kap pranë zonës së quajtur Ura e Mbrostarit teksa po qarkullonte me mjetin e tip “Audi”. 

Gjatë kontrolleve të bëra në mjet, 45-vjeçarit i është gjetur e fshehur një pistoletë si dhe 1 krehër me 12 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet nga Policia e Fierit një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Finaliozohet operacioni policor i koduar “Mbrostari”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mbrostari”.

Në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit” kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi D.S.

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe  1 krehër me 12 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.S., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme pa leje ne makine fier operacioni mbrostari arme pa leje ne makine fier operacioni mbrostari

Sondazh

Poll