Aktualitet

OPERACIONI në Shkodër/ KOKAINË e prostitucion brenda ‘clubit’ të natës, arrestohen dy menaxherët dhe këngëtari, kër

15 Dhjetor 2019, 07:27 Nga DOSJA
OPERACIONI në Shkodër/ KOKAINË e prostitucion brenda

SHKODËR– Megaoperacion në Shkodër! Tre persona janë arrestuar, dy janë nën hetim dhe një është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shitje narkotikësh dhe prostitucion.

Gjatë operacionit “Klubet e natës”, FNSH-të dhe RENEA-t kanë ushtruar kontrolle në disa lokale nates, ku në “VIP Club” gjetën disa doza kokainë, të cilat ishin paketuar në qese farmaceutike.

Si pasojë, u janë vënë prangat dy menaxherëve të lokalit; Aldo Vruçaj, 29 vjeç dhe Gasper Marku, 27 vjeç, të dy të arrestuar më parë për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkëpunim”. Gjithashtu mes tyre është arrestuar edhe këngëtari i lokalit 57-vjeçari Zamir Jakupi, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.

Në kërkim është shpallur pronari i klubit, E.M , i cili në bashkëpunim me tre të arrestuarit shisnin dhe shpërndanin kokainë, e linin në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

Ndërsa në gjendje të lirë është proceduar klienti i lokalit 33-vjeçari me iniciale Ç. P., dhe balerina e lokalit L. S., 31 vjeçe, po ashtu banuese në Shkodër.

Ndërkohë që nga ana e policisë ende vijon punë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, nga ku të arrestuarit merrnin lëndën narkotike, të cilën e shisnin më pas.

Aksioni i efektivëve të Policisë, nisi që mbrëmjen e djeshme, ku Policia fillimisht zbarkoi në lagjen e Licëve, dhe ndaloi kushëririn e Barush Bregut, Xhemiljano Ndoun. I arrestuarit është pronar i një lokali bastesh sportive në Shkodër.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo vruçaj gasper marku megaoperacion ne shkoder operacioni ne shkoder renea zbarkon ne lagjen e liceve shkoder vip club shkoder zamir jakupi aldo vruçaj gasper marku megaoperacion ne shkoder operacioni ne shkoder renea zbarkon ne lagjen e liceve shkoder vip club shkoder zamir jakupi

Sondazh

Poll