Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Qëllohet për vdekje aktivistja amerikane gjatë një proteste në Bregun Perëndimor

26-vjeçarja është aktivistja e tretë që vritet në territoret palestineze. Ajo u qëllua nga ushtarët izraelitë në Beita, një qytet në jug të Nablusit.

6 Shtator 2024, 16:47 Nga E. D
Lufta në Lindjen e Mesme/ Qëllohet për vdekje aktivistja
Eisenur Ezgi Eggi

PALESTINË- Aktivistja 26-vjeçare turke-amerikane, Eisenur Ezgi Eggi u qëllua në kokë nga ushtria izraelite gjatë një operacioni shumëditor dhe vdekjeprurës në Bregun Perëndimor.

26-vjeçarja është aktivistja e tretë që vritet në territoret palestineze. Ajo u qëllua nga ushtarët izraelitë në Beita, një qytet në jug të Nablusit.

Siç raportohet aktivistja u dërgua me urgjencë në spitalin Rafidiya në Nablus por pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për ta shpëtuar, ajo humbi jetën.

eisenur ezgi eggi

Sondazh

Poll