Bota

Panik në ajër/ Turbulenca gjatë fluturimit Stamboll-Taipei, raportohet për gjashtë të plagosur, mes tyre edhe dy stjuardesa

Gjithashtu në avion ndodheshin 214 pasagjerë.

6 Shtator 2024, 15:24 Nga E. D
Panik në ajër/ Turbulenca gjatë fluturimit Stamboll-Taipei,
fotot ilustruese

TURQI- Të paktën gjashtë pasagjerë mbetën të plagosur, si pasojë e turbulencave në një avion të kompanisë “Turkish Airlines”. Kompania bëri me dije se mes të plagosurve nga ky incident janë 4 pasagjerë dhe 2 stjuardesa.

Fluturimi Stamboll-Taipei dhe numër TK-24 u përball me turbulenca 2 orë para uljes në aeroportin e Taipeit. Gjithashtu në avion ndodheshin 214 pasagjerë. Këshilltari për shtyp i “Turkish Airlines”, Yahya Üstün shtoi se avioni u ul në Taipei pa asnjë problem, teksa pasagjerët u dërguan në spital për kontrolle.

turbulenca gjate fluturimit

Sondazh

Poll