Bota

Ekspertët të shqetësuar: Fitorja e Trump mund të shkaktojë krizë sigurie në Europë, si në Luftën e Dytë Botërore

Një ngjarje e tillë do të kishte pasoja shumë përtej tokës amerikane, me analistët që sugjerojnë se mund të jetë thelbësore për luftën në Ukrainë.

6 Shtator 2024, 15:13 Nga E. D
Ekspertët të shqetësuar: Fitorja e Trump mund të
Donald Trump

SHBA- Sipas sondazheve gara për Shtëpinë e Bardhë është bërë shumë më e ngushtë që nga vendimi i presidentit aktual Joe Biden për tu tërhequr por mbetet një perspektivë shumë reale që Donald Trump mund të fitojë një mandat të dytë si president i SHBA-së. Një ngjarje e tillë do të kishte pasoja shumë përtej tokës amerikane, me analistët që sugjerojnë se mund të jetë thelbësore për luftën në Ukrainë.

Dhe Phillips P O’Brien, profesor i studimeve strategjike në Universitetin e St Andrews, dhe Edward Stringer, një marshall i pensionuar i RAF thonë se një fitore e Trump mund të jetë negative për Europën dhe u bëri thirrje udhëheqësve në kontinent që të fillojnë të marrin masat.

“Deri në fund të janarit 2025, partneri më i rëndësishëm i kontinentit, Shtetet e Bashkuara, mund të udhëhiqet nga ish-presidenti Donald Trump, i cili ka thënë se do të inkurajonte Rusinë të bënte çfarëdo dreqin donte ndaj vendeve europiane që nuk shpenzojnë më shumë për mbrojtjen. Administrata e mëparshme e Trump e tendosi marrëdhënien transatlantike dhe fitorja e tij me siguri do të kishte edhe më shumë pasoja negative," thuhet në një artikull. 

 

donald trump

Sondazh

Poll