Politike

Bardhi-SPAK: Mos i fshihni përgjimet ku zyrtarë të PS ndërhyjnë në prokurori dhe polici për grupet e rrezikshme kriminale

Bardhi u shpreh se opozita ka qenë dhe mbetet e vendosur për luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe politikanëve të lidhur me krimin e organizuar. 

5 Shtator 2024, 22:28 Nga E. D
Bardhi-SPAK: Mos i fshihni përgjimet ku zyrtarë të PS
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka bërë apel SPAK që të mos i fshehin më përgjimet e SKY ku sipas tij, del se zyrtarë të lartë të PS, drejtues politikë qarqesh, ndërhyjnë te prokurorë të caktuar apo Policia e Shtetit për të legalizuar apo mos-sekuestruar pasuri të grupeve më të rrezikshme kriminale në vend që vepronin në territorin e qarqeve që ata mbulonin.

I ftuar në Syri Tv, Bardhi u shpreh se opozita ka qenë dhe mbetet e vendosur për luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe politikanëve të lidhur me krimin e organizuar. 

"Apeli im shkon për SPAK, nqs mendojnë se do t’i fshehin përgjimet e SKY se si zyrtarë të lartë ndërhyjnë te prokurorë të caktuar apo Policia e Shtetit për të legalizuar apo mos-sekuestruar pasuri të grupeve më të rrezikshme kriminale në vend që vepronin në territorin e qarqeve që ata mbulonin si drejtues politikë, e kanë shumë gabim sepse opozita ka qënë dhe mbetet e vendosur për luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe politikanëve të lidhur me krimin e organizuar. Sepse e shohim sot këtë si problemin kryesor që ka gjunjëzuar ekonominë e tregut sepse një bandë kriminale që të mbështet në zgjedhje, të kërkon jo vetëm lirshmëri në veprimtari kriminale por edhe tendera për tu fuqizuar ekonomikisht," tha Bardhi. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll