Aktualitet

Fillimi i vitit të ri shkollor/ Policia e Tiranës njofton masat: Të kufizohen lëvizjet me automjete ditën e hënë në afërsi të shkollave

Është bërë e ditur se mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike, apo private, do të nisë zyrtarisht në datën 9 shtator 2024 për të përfunduar në datë 13 qershor 2025.

6 Shtator 2024, 12:05 Nga S.B
Fillimi i vitit të ri shkollor/ Policia e Tiranës njofton masat:
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar masat e marra lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025. Sipas njoftimit policia apelon për prindërit dhe çdo drejtues automjeti që ditën e hënë, më datë 09.09.2024, të kufizojnë lëvizjet me automjete në afërsi të shkollave, me qëllim që qarkullimi të vijojë normalisht dhe të shmanget trafiku.

Më tej policia njofton se patrullat çdo mëngjes, në kohën e pushimit të gjatë dhe në përfundim të mësimit, do të jenë prezente në shkolla dhe në akse rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Është bërë e ditur se mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike, apo private, do të nisë zyrtarisht në datën 9 shtator 2024 për të përfunduar në datë 13 qershor 2025.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Policia e Tiranës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024 - 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, drejtuesit e shkollave të qarkut të Tiranës, stafet pedagogjike dhe oficerët e sigurisë në shkolla, është angazhuar maksimalisht dhe ka ndërmarrë një sërë masash, për garantimin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për çdo nxënës.

Gjatë ditës së parë të shkollës, në të gjitha shkollat e qarkut Tiranë, do të planëzohen shërbime nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, shërbime të Patrullës së Përgjithshme, Forcës së Posaçme "Shqiponja", shërbime të Seksionit për Hetimin e Krimeve, për vijimësinë e procesit mësimor, përsa i përket detyrave të Policisë, në drejtim të rendit dhe sigurisë.

Shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë marrë kontakt me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, dhe do të jenë në gadishmëri të plotë 24/7, për të koordinuar veprimet, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve negative nëpër shkolla, dhe për ndërhyrjen e menjëhershme për parandalimin e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.

Policia e Tiranës apelon për prindërit dhe çdo drejtuesi automjeti që, ditën e hënë, më datë 09.09.2024, të kufizojnë lëvizjet me automjete në afërsi të shkollave, me qëllim që qarkullimi të vijojë normalisht dhe të shmanget trafiku.

Patrullat e Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore, çdo mëngjes, në kohën e pushimit të gjatë dhe në përfundim të mësimit, do të jenë prezente në shkolla dhe në akse rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia e Tiranës uron nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, suksese në këtë vit shkollor!

Mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike, apo private, do të nisë zyrtarisht në datën 9 shtator 2024 për të përfunduar në datë 13 qershor 2025.

shkolla viti i ri shkollor policia e tiranes

Sondazh

Poll