Aktualitet

Jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të RTSH-së, Alfred Peza

Mësohet se Peza ia ka dorëzuar aktin e dorëheqjes së tij Këshillit drejtues të RTSH-së.

6 Shtator 2024, 10:44 Nga M.B
Jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të RTSH-së, Alfred Peza
Alfred Peza

TIRANA- Drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti. Mësohet se Peza ia ka dorëzuar aktin e dorëheqjes së tij Këshillit drejtues të RTSH-së.

Njoftimi i Dorëheqjes:

Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Me respekt DREJTORI I PERGJITHSHEM Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza është zgjedhur si Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar më 13 qershor të vitit 2023. Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ende nuk dihet se cili do të jetë zvendësuesi i Pezës në krye të RTSH-së.

alfred peza

Sondazh

Poll