Aktualitet

E rëndë në Gjermani, 29-vjeçari shqiptar sulmon me hanxhar policët, arrestohet nga forcat speciale

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari kërcënoi se do të shkaktonte gjakderdhje mes policëve.

6 Shtator 2024, 10:02 Nga M.B
E rëndë në Gjermani, 29-vjeçari shqiptar sulmon me hanxhar
Foto ilustruese

GJERMANIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rheinland-Pfalz në Gjermani ku gjatë natës, një 29-vjeçar shqiptar, me hanxhar në duar sulmoi stacionin e policisë në Linz am Rhein. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari kërcënoi se do të shkaktonte gjakderdhje mes policëve.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:40 e mëngjesit në qytetin e Rhine (rrethi Neuëied me 6500 banorë). Shqiptari që jeton në Linz vrapon drejt komisariatit “Am Konvikt”. Zëdhënësi i policisë Jürgen Fachinger u shpreh ai kërcënoi se do të vriste kolegët e tij në komisariat.

Shqiptari aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia. Pas marrjes në pyetje do të vendoset nëse do të aplikohet një urdhër arresti, ndërsa hetimet për motivin vijojnë.

 

gjermania

Sondazh

Poll