Aktualitet

Tentoi të nxirrte valixhen me 20 kg kokainë në aeroport, dënohet me 36 muaj burg shqiptari në Bruksel

Kur donte të dilte nga salla e bagazheve, dogana e ndaloi sepse ai kishte zbritur në aeroport me një fluturim nga Frankfurti, por kishte me vete një valixhe që vinte nga Cancuni i Meksikës.

6 Shtator 2024, 11:07 Nga S.B
Tentoi të nxirrte valixhen me 20 kg kokainë në aeroport,
foto ilustruese

BRUKSEL- Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar sot në Bruksel me 36 muaj burg. Bëhet me dije se shqiptari u arrestua më 15 qershor në aeroportin e Brukselit pasi tentoi të nxirrte një valixhe të mbushur me 20 kilogramë lëndë narkotike kokainë.

Kur donte të dilte nga salla e bagazheve, dogana e ndaloi sepse ai kishte zbritur në aeroport me një fluturim nga Frankfurti, por kishte me vete një valixhe që vinte nga Cancuni i Meksikës. Më pas, doganierët kontrolluan karuselin e bagazheve për fluturimin nga Cancuni dhe gjetën një valixhe tjetër që dukej tamam si e para. Në të rezultoi se fshiheshin 20 kilogramë kokainë.

Prokuroria kërkoi dënimin e shqiptarit me 36 muaj burg, kërkesë që u miratua nga Gjykata. Bëhet me dije se 48-vjeçari kishte pranuar të transportontë drogën pasi kishte më shumë se 40 mijë euro borxhe.

 

kokaine bruksel

Sondazh

Poll