Aktualitet

EMRI/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Gjatë kontrollit çantës së 28-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak.

6 Shtator 2024, 08:54 Nga M.B
EMRI/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet
Arrestimi

TIRANA- 28-vjeçari Aurel Murra është arrestuar në Tiranë pasi qarkullonte i armatosur. Mësohet se bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Casa Italias, me një automjet tip "Ford", qarkullonte një person i armatosur, policia ka organizuar punën dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar "Road". Gjatë kontrollit çantës së 28-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak.

Njoftimi:

Në zbatim të masave të caktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizohet operacioni policor i koduar "Road". Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Casa Italias, me një automjet tip "Ford", qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Road".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Aurel Murra, 28 vjeç, banues në Valias. Shërbimet e Policisë në afërsi të Casa Italias, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. M. Gjatë kontrollit çantës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll