5 Shtator 2024, 20:29
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme akuzoi drejtëpërdrejtë Taulant Ballën, ish-ministrin e Brendshëm të Edi Ramës, se është takuar me njerëz të botës së krimit në Dubai.
Gjithashtu kryedemokrati u shpreh se përgjimet tregojnë se janë paguar miliona për emërimet në polici.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve fjalëzjarrtë që nga kjo platformë shpërndajnë të vërtetat në të katër anët e vendit. Nga kjo platformë çjerrin vellon e zezë të censurës që regjimi i drogës, krimit dhe vjedhjeve ka vendosur mbi shqiptarët.
Të dashur miq, këto 10 ditë kanë qenë ditë vrasjesh, eksplozivesh, varjesh, vdekjesh në burg. Kanë qenë ditë tragjike, por gjithçka ndodh sepse krimi, vrasësit serialë janë vendimmarrësit më të fuqishëm. Kjo ndodh sepse vrasësit serialë dhe bandat kanë për ushtarë ministrat e qeverisë. Kanë për ushtarë Taulant Ballërat me shokë. Kanë lidhje të ngushta me Edi Ramën, me zyrat e tij. Kanë mbrojtje të plotë nga mercenar Dumani dhe shpura e tij. Të dashur miq, edhe njëherë theksoj se Shqipëria, shoqëria shqiptare sot për fatin e saj është e ngërthyer nga krimi sa kurrë ndonjëherë në ekzistencën e vet. Dhe kjo për asnjë arsye tjetër, por se shteti që duhet të luftojë, është një me krimin.
Deri dje ministri i Brendshëm, Taulant Balla Bego Yaris, ndërhyn dhe liron me urdhër të vrasësve, vrasësit që i vunë tritolin tjetrit. Dy prej tyre dhe nuk i ndodh asgjë sepse ai ka mbrojtjen e bandave, ka mbrojtjen e atyre që e porositën të ndërmarrë aktin kriminal me Vath Stakën për të liruar ata që i vendosën tritolin tjetrit në mes të Shkodrës. Taulant Balla ishte për vizitë në Dubai. Atje takoi edhe çunat e tij, por regjistrimet tregojnë se janë paguar miliona për emërimet në Tiranë, për emërimet në drejtorinë qendrore të policisë. Dhe megjithatë ai është ministër shteti sepse më i zhytur në krim është Edi Rama, është Olsi Rama. Janë parti e krimit!" tha Berisha.
sali berisha
Politike
5 Shtator 2024, 19:51
r.ll
gianfranco schiavone
TIRANË- Eksperti italian Gianfranco Schiavone ka folur së fundmi lidhur me hapjen e kampeve të emigrantëve në...
Politike
5 Shtator 2024, 18:38
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi, njëherësh edhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, ka thënë s...
Politike
5 Shtator 2024, 18:14
r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, i pyetur nëse Sali Berisha mund të jetë kryetari i Partisë Demokr...
Politike
5 Shtator 2024, 15:30
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i pyetur nëse e mbështet Sali Berishën si kandida...
Politike
5 Shtator 2024, 15:13
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka folur rreth rrugës që do të ndjekë Partia...
Politike
5 Shtator 2024, 13:51
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut po kryhen punimet e fundit për instalimin e sist...
Politike
5 Shtator 2024, 12:34
M.B
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur së fundmi lidhur me hapjen e qendrave të pritjes së ...
Politike
5 Shtator 2024, 11:26
I.A
Bardhi dhe Baçi
TIRANË- Bojkoti në Komisionin Antikorrupsion duket se ka krijuar përplasje në Partinë Demokratike.&nbs...
Politike
4 Shtator 2024, 22:12
r.ll
mbledhja
TIRANË- Janë zbardhur disa nga diskutimet brenda mbledhjes së Kryesisë së PD-së, të zhvilluar pasditen e sotme....
Politike
4 Shtator 2024, 20:37
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Përgjimet e kryera nga SPAK në muajt mars dhe prill të vitit 2023 në kuadër të hetimit të kontra...