Politike

"Vetëm një nga çunat e Dubait ka transferuar 3 miliardë euro"/ Berisha: Protesta është rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë

Më tej Berisha u shpreh se Edi Rama duhet të largohet sa më parë dhe protesta për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, është rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë.

5 Shtator 2024, 21:03 Nga E. D
"Vetëm një nga çunat e Dubait ka transferuar 3
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimit e tij mbrëmjen e sotme bëri një tjetër denoncim të fortë në lidhje me aktivitetin kriminal të bandave dhe transferimin nga Dubai të 3 miliardë eurove dhe pastrimin e tyre.

Më tej Berisha u shpreh se Edi Rama duhet të largohet sa më parë dhe protesta për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, është rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë.

"Të dashur miq, shtatori është muaji i opozitës. Nuk mund të pranojmë kurrë më që këta kriminelë, këta bashkëpunëtorë të bandave më të rrezikshme të Europës, vetëm njëri prej tyre ka transferuar nga Dubai në Europë, tre miliardë euro, Çopja. Imagjinoni ju se çfarë fuqie kanë ata, kur vetëm njëri prej tyre disponon gjysmën e prodhimit të përgjithshëm të Shqipërisë në vlerë. Miqtë e mi, Edi Rama duhet të largohet sa më parë. Protesta jonë për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, është rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë. Është rruga e vetme për ndryshimin e pushtetit. Rruga e vetme për ardhjen e opozitës në pushtet. Rrofshi ju. Rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll