Aktualitet

Vrasja e Eglantin Progës, flet e motra: E kanë masakruar dhe dhunuar brenda lokalit disa persona

Ajo është shprehur se ka dyshime se i vëllai është thirrur brenda lokalit ku u dhunua dhe se nuk ishte aty rastësisht.   

5 Shtator 2024, 21:41 Nga r.ll
Vrasja e Eglantin Progës, flet e motra: E kanë masakruar dhe dhunuar
motra e eglantin proges

TIRANË- Jonida Proga, motra e Egli Progës, i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe në Pogradec, ka folur mbrëmjen e sotme sërish lidhur me vrasjen e të vëllait. 

E ftuar në "Opinion", Jonida tha se familja e saj ka dyshime se vëllai është masakruar nga disa persona brenda lokalit. Ajo është shprehur se ka dyshime se i vëllai është thirrur brenda lokalit ku u dhunua dhe se nuk ishte aty rastësisht.   

Motra e Egli Progës: Autori është dëgjuar se ka thënë: Nxirr lekët e xhiros dhe na paguaj birrat. Vëllai administronte lokalin e babait. Versioni jonë është që Egli është masakrauar brenda lokalit nga disa veta. E kanë thirrur brenda në lokal, vëllai im nuk ishte rastësisht në lokal. Dëshmitarët e kanë parë por kanë frikë të flasin.

Personi i fruta-perimeve që po them unë që kam dalë duke takuar njerëz, duke i pyetur që më kanë thënë që është kthyer tek lokali. Po jam e sigurtë që e kanë thirrur. Është masakruar brenda lokalit me disa goditje nga disa autorë. E ka nxjerrë jashtë njëri nga këta që të japë shpirt. Goditjet fatale janë dhënë brenda. Më vijnë mesazhe pafund që thonë se dëgjuam brenda të goditura, të ulëritura dhe të shara. Nuk mund të ja thonë një policie që është bërë palë.

jonida proga vrasja e egli proges

Sondazh

Poll