Aktualitet

Çfarë pritet të diskutohet? Ministri i Brendshëm mbledh nesër strukturat policore, në takim drejtorët e policisë së qarqeve

Ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e mbledhjes, por pritet të diskutohen prioritetet e reja në Policinë e Shtetit.

5 Shtator 2024, 20:10 Nga r.ll
Çfarë pritet të diskutohet? Ministri i Brendshëm mbledh
ervin hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të zhvillojë nesër në orën 10:00 mbledhje ku do të jenë të pranishëm, të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve. Ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja konkrete e mbledhjes, por pritet të diskutohen prioritetet e reja në Policinë e Shtetit.

Sipas raportimeve, priten gjithashtu ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore. Ndryshime priten edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu nuk përjashtohet edhe hapja e konkursit për zgjedhjen e drejtorëve të qarqeve dhe departamenteve në Policinë e Shtetit sipas ligjit të ri të Policisë.

ervin hoxha strukturat policore

Sondazh

Poll