Aktualitet

"E morëm gabimisht ishim të dehura"/ Turistet i vjedhin çantën plot me para shqiptarit në Turqi

 Shqiptari ishte ulur në kafene, por harroi aty çantën që kishte brenda 12.100 sterlina dhe 1500 dollarë australianë.

5 Shtator 2024, 17:08 Nga E. D
"E morëm gabimisht ishim të dehura"/ Turistet i vjedhin
pamje nga vendngjarja

TURQI- Dy turiste nga Koreja e Jugut janë arrestuar në Turqi pasi i vodhën  çantën një shqiptari. Shqiptari ishte ulur në kafene, por harroi aty çantën që kishte brenda 12.100 sterlina dhe 1500 dollarë australianë.

Por grabitëset korean janë shprehur se e morën çantën gabimisht pasi ishin të dehura. Konkretisht ngjarja ka ndodhur më 27 gusht në Cappadocia, një destinacion i njohur turistik. 

Mediat turke shkruajnë se turisti shqiptar ishte ulur në kafene, por harroi aty çantën. Ai u kthye në kafene pasi e kuptoi se kishte harruar çantën bashkë me pasaportat dhe dokumentet e identifikimit, por turistet që ishin ulur te tavolina, e kishin marrë dhe ishin larguar.

tursit shqiptare turqi grabitje

Sondazh

Poll