Aktualitet

Aksident në Pogradec/ Makina përplas këmbësoren, 53-vjeçarja përfundon në spital

Gjithashtu 53 vjeçe me iniciale E.B është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

5 Shtator 2024, 20:35 Nga E. D
Aksident në Pogradec/ Makina përplas këmbësoren,
fotot ilustruese

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec. Mësohet se një automjet i tipit “Benz”, me drejtues 44-vjeçarin me iniciale G.M ka përplasur një këmbësore.

Gjithashtu 53 vjeçe me iniciale E.B është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. 

Njoftimi i Policsë: 

Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

aseident ne pogradec

Sondazh

Poll