Sport

Goditje e madhe për Betis, ylli i andaluzëve do të mungojë gjatë…

Goditje e re për Iscon. Sulmuesi spanjol do të mungojë sërish për një kohë të gjatë

4 Shtator 2024, 18:28 Nga DOSJA
Goditje e madhe për Betis, ylli i andaluzëve do të mungojë

SPANJE - Lufta vazhdon për Iscon. Anësori i Betis Sevillas u privua nga Euro 2024 për shkak të një frakture të fibulës së majtë. Dhe sot, klubi andaluz ka komunikuar për gjendjen shëndetësore të ish-lojtarit të Real Madridit.

Dhe kjo nuk premton për mirë. Në të vërtetë, ndërkombëtari spanjol do të duhet të bëjë një tjetër operacion. Ekzaminimet e fundit zbuluan mungesë bashkimi të frakturës së tij. Isco pritet të mungojë për katër muajt e ardhshëm.

Një goditje e vërtetë për spanjolin, i pa kursyer nga dëmtimet gjatë gjithë karrierës së tij. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll