Sport

Douglas Costa, 'pionier' në Onlyfans: "Do të ketë përmbajtje ekskluzive për tifozët"

Për momentin llogaria e tij, aktive që prej 8 gushtit, është e dukshme falas dhe përmban vetëm disa foto nga e kaluara e brazilianit

4 Shtator 2024, 17:25 Nga DOSJA
Douglas Costa, 'pionier' në Onlyfans: "Do të ketë

AUSTRALI - Ka shumë personazhe të famshëm (nga këngëtarët te futbollistët, deri tek aktorët dhe krijuesit e përmbajtjeve sociale), që kanë një profil në platformën e famshme OnlyFans.

Pavarësisht se është popullor për përmbajtjen erotike, portali ka synuar prej kohësh të lëvizë drejt një oferte më konvencionale për të konkurruar me rivalët YouTube dhe TikTok;

I fundit që i është bashkuar "familjes së madhe" të OnlyFans është Douglas Costa: ish-lojtari i Juventusit dhe Bayern Munichut, padyshim që nuk ka ndarë asnjë lloj materiali "eksplicit", duke adoptuar linjën e shumë njerëzve të tjerë të famshëm, që mund të humbin sponsorizimet e pasura.

"Vendosa të bashkohem me OnlyFans sepse jam i bindur për besueshmërinë e kompanisë dhe potencialin e saj," tha futbollisti për Metro Sydney Morning Herald, gazeta e qytetit që e pret atë (ai është i regjistruar në Sydney FC).

Për momentin llogaria e tij, aktive që prej 8 gushtit, është e dukshme falas dhe përmban vetëm disa foto nga e kaluara e tij, si dhe një video të tij duke boksuar: “Në përgjithësi, kjo zgjedhje ka gjithçka për të qenë shumë interesante.

OnlyFans përpiqet të ketë sportistët si ambasadorë markash dhe kjo ka një ndikim të madh në treg, ndaj jam më se i lumtur që jam pjesë e tij, veçanërisht si një nga pionierët në segmentin e futbollit. Do të krijoj përmbajtje ekskluzive për fansat e mi, ata nuk do të mund ta shohin në asnjë rrjet tjetër social”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll