Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan/ Flet një punonjës: Shkak, tensioni i lartë ardhur nga KESH-i
pamje nga zjarri ELBASAN- Lidhur me zjarri që përfshiu fabrikën e plastikës në Elbasan, ka folur edhe një dës...
30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë. Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Policia përmes një reagimi zyrtar ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit. Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj, babë e bir i kanë shkëputur kontaktet.
Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa. Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Pas këtyre fakteve, policia ka ngritur dyshime se ngjarja ishte krim në familje. Pas hetimeve dhe kërkimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi Esmerald Ballës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.
Më tej thuhet se 30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë. Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Kallëzoi në Polici se babai i tij ishte larguar nga banesa dhe se kishte humbur kontaktet me të, Policia, pas tri javësh hetime të thelluara dhe pas kërkimeve, zbardh ngjarjen dhe gjen trupin e 62-vjeçarit.
Policia vuri në pranga 30-vjeçarin, i cili kishte vrarë me armë zjarri pistoletë babanë dhe e kishte hedhur në një pus. Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën 30-vjeçari kreu vrasjen.
Pas një pune intensive hetimore të bërë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit E. B., 62 vjeç.
Shtetasi E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.
Gjithashtu, ky shtetas ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.
Djali tjetër i shtetasit E. B., shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.
Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit E. B., konkretisht shtetasi E. B., 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.
30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.
Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit E .B., dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.
Trupi i shtetasit E. B. u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.
pamje nga zjarri ELBASAN- Lidhur me zjarri që përfshiu fabrikën e plastikës në Elbasan, ka folur edhe një dës...
Esmerald Balla DURRËS- Është publikuar fotoja e 30-vjeçarit Esmerald Balla i cili vrau babanë në Shënavlash t&eum...
banesa DURRËS- Policia ka ndaluar 30-vjeçarin, Esmerald Balla, i cili dyshohet si autori i vrasjes së babait të tij Enver Ballë...
pamje nga vendngjarja VLORË- Dy rumunë dhe një italian janë arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit polico...
enver balla DURRËS- Është publikuar fotoja e 62-vjeçarit të vrarë nga djali në Shënavlash të Durrësit. ...
foto ilustruese DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrë, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar nga familjar&eu...
Hysen, Pellumb dhe Hygerta Meta DURRËS- Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në fshatin Shënavlas...
Policia DURRËS- Identitetit e të moshuarit që u vra në mënyrë makabre nga djali i tij rreth 20 ditë më par&eum...
foto ilustruese GREQI- Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Greqi pasi akuzohet se ka dhunuar g...
policia e durresit DURRËS- Një ngjarje horror ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku djali raportohet se ka vrar&eu...