Aktualitet

Skenar i njejtë/ Çfarë ndodhi në muajin shkurt në Shënavlash, 3 fëmijët vranë babanë dhe e groposën në kasolle

I riu dyshohet se vrasjen e ka bërë rreth 20 ditë më parë, ku trupin e pajetë të babait e kishte futur në një pus.

4 Shtator 2024, 16:36 Nga I.A
Skenar i njejtë/ Çfarë ndodhi në muajin shkurt në
Hysen, Pellumb dhe Hygerta Meta

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në fshatin Shënavlash në Durrës, ku djali Esmerald Balla ka vrarë babain e tij Enver Balla. I riu dyshohet se vrasjen e ka bërë rreth 20 ditë më parë, ku trupin e pajetë të babait e kishte futur në një pus. Ndërkohë që më pas e ka denoncuar në polici sikur 62-vjeçari kishte humbur. 

Por kjo nuk është ngjarja e vetme e të tilla përmasave në fshatin Shënavlash të Durrësit. Në muajin Shkurt po në të njëjtin fshat është vrarë nga fëmijët 49-vjeçari Pëllumb Meta. Meta u ekzekutua në banesën e tij më 10 shkurt nga 3 fëmijët e tij, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta.

Pasie vranë me armën tip pistoletë, ata e morën trupin e pajetë dhe e groposën në kasolle. Ndërkohë që rreth 2 javë më vonë në 23 shkurt, djali i madh ka denoncuar zhdukjen e 49-vjeçarit. Disa ditë më vonë është gjetur dhe arma e krimit në një pellg me ujë në sektorin Rinia. Shkak për këtë ngjarje makabre janë dhuna në familje dhe fejesa me shkuesi e Hygertës. 

esmerald balla enver balla pëllumb meta amarildo meta hygerta meta

Sondazh

Poll