Aktualitet

Si u zbulua ngjarja horror? Policia i përgjoi telefonin, Esmerald Balla pranon vrasjen e të atit: E vrava se më mori lekët

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.

4 Shtator 2024, 16:39 Nga r.ll
Si u zbulua ngjarja horror? Policia i përgjoi telefonin, Esmerald Balla
foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrë, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar nga familjarët i zhdukur prej 20 ditësh, është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas ia ka hedhur trupin në pus. 

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Djali e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa ka thënë se e kishte vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

Sipas raportimeve, hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

vrasje ne durres esmerald balla enever balla

Sondazh

Poll